LAJMI I FUNDIT:

Lutfi Haziri shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së (Video)

Lutfi Haziri shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së (Video)

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se këpucët e Ibrahim Rugovës në LDK nuk i bëhen askujt.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, është shprehur se LDK-në duhet ta marr një ekip i cili do ta drejtojë partinë në dhjetë vitet e ardhshme dhe ta sjellë atë në pushtet pas 12 viteve.

“Ekipi a i ka 25 veta si kryesi apo 100 veta si Këshill i Përgjithshëm, apo ndoshta edhe 400 veta si Kuvend, kjo është çështje që duhet të diskutohet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se ai do të punojë deri në momentin e fundit para mbajtjes së zgjedhjeve në LDK, për një marrëveshje politike.

“Në marrëveshje dua të trajtohen të gjithë të barabartë. A janë 15, 20 apo 30 veta të gjithë duhet trajtuar barabartë. Nuk e favorizoj vetëm meritokracinë, sepse nëse flitet për meritoraci janë disa emra që duhet favorizuar dhe disa tjerë përjashtuar. Mendoj se nëse bëhet kusht meritokracia LDK do të dëmtohet”.

Haziri ka theksuar se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje politike për të drejtuar LDK-në, ai do ta shpallë kandidaturën për kryetar të LDK-së.

“Besoj shumë që marrëveshja politike është mjeti i vetëm që LDK ka. Jam për marrëveshje, por nëse nuk ka marrëveshje unë kandidojë”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori