LAJMI I FUNDIT:

Lutfi Haziri fiton edhe një mandat në krye të degës së LDK-së në Gjilan

Lutfi Haziri fiton edhe një mandat në krye të degës së LDK-së në Gjilan

Lutfi Haziri ka fituar edhe një mandat në krye të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, pas një procesi të brendshëm zgjedhor të mbajtur në këtë komunë të shtunën.

Sipas njoftimit të partisë, mbi 3000 qytetarë e veprimtarë të përfshirë në procesin zgjedhor të degës mbyllën Kuvendin X Zgjedhor në Gjilan.


“Përkrahja për Lutfi Hazirin është e pakontestueshme si rezultat i punës dhe angazhimit të tij të pashoq në sferën e artikulimit të nevojave dhe interesave të qytetarëve të Gjilanit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku falënderoi delegatët e Kuvendit Zgjedhor, anëtarët dhe të gjitha ato gra dhe burra të ndershëm e fisnik për angazhimin e tyre në procesin e brendshëm demokratik”, thuhet në komunikatën për media.

LDK-ja tha se po përmbyll procesin e brendshëm zgjedhor në gjithë Kosovën.

“Ka hapur dyert për shumë të rinj që kanë profile të ndryshme profesionale por që i bashkon një ideal dhe orientim i përbashkët rreth parimeve të djathta që identifikohen me LDK”, bëhet e ditur tutje në njoftim.

Haziri ka udhëhequr me Komunën e Gjilanit për katër mandate, por në zgjedhjet e 17 tetorit të vitit 2021 u mposht nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, i cili mori mbi 800 vota më shumë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori