LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku: Personit që vdiq në aksident në Skenderaj, serbët ia kishin vrarë nënën dhe djalin 2 vjeç

Lushtaku: Personit që vdiq në aksident në Skenderaj, serbët ia kishin vrarë nënën dhe djalin 2 vjeç

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në Runikë të Skenderajt, ishte lënduar rëndë Faik Imerajt nga fshati Pemishtë që më pas ka vdekur në spital të shtunën. 

Por, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka treguar një histori të rëndë për Faikun.

Përmes një shkrimi të bërë në rrjetin social Facebook, Lushtaku ka thënë se atij gjatë luftës serbët ia vranë nënën dhe djalin 2 vjeçar.

Lushtaku ka shkruar se Faiku gjatë luftës ishte plagosur bashkë me të vëllanë e tij nga forcat serbe por që ia kishte dalë mbanë.

Skenderaj, në aksident komunikacioni humbi jetën një person
Lexo po ashtu Skenderaj, në aksident komunikacioni humbi jetën një person

I kishte përballuar shumë plagë në të kaluarën. Plagë shpirtërore e fizike. Por plagët e mbrëmshme që i mori në një aksident komunikacioni, nuk arriti dot t’i përballojë. Një pjesë të së kaluarës së Faik Imerit nga Pemishta e Skenderajt e kam të njohur edhe personalisht. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, forcat serbe ia kishin vrarë nënën dhe djalin 2 vjeçar. Më vonë ishte plagosur me disa plagë së bashku më të vëllain. Qëndroi i fortë e jetoi me dinjitet deri në frymën e fundit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Imeri për vdekjen e Faikut. Të aksidentuarve të tjerë u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Lushtaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori