LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku: Buxheti i 2023-së nuk është zhvillimor, varfëron qytetarët

Lushtaku: Buxheti i 2023-së nuk është zhvillimor, varfëron qytetarët
Mërgim Lushtaku nga PDK (foto nga arkiva)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku është shprehur se Projektbuxheti për vitin 2023 nuk është zhvillimore dhe i varfëron qytetarët e vendit.

Lushtaku në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës ka theksuar se buxheti për 2023 nuk është i harmonizuar mbi premtimet elektorale dhe për zbatimin e Ligjit të Pagave në Sektorin Publik.

“Buxhetit të Kurtit i mungon ambicia zhvillimore, ndërlidhja me premtimet e tij elektorale dhe me kërkesat qytetare dhe zbatimi i Ligjit të Pagave në sektorin publik. Buxheti 2023 po rezulton të jetë më i lartë në krahasim me vitet paraprake, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve në ekonomi dhe jo për shkak të rritjes së aktiviteteve ekonomike”, theksoi ai.

Lushtaku tha se parashikimi i rritjes ekonomike nga Qeveria Kurti për vitin 2023 në 5.5 për qind është imagjinar dhe bie në kundërshtim me parashikimet Fondit Monetar Ndërkombëtar. /Telegrafi/