LAJMI I FUNDIT:

Lumi i Istogut shndërrohet në zonë turistike (Video)

Lumi i Istogut shndërrohet në zonë turistike (Video)

Istogu është njëri prej vendeve që ka bukuri të shumta natyrore, me vende atraktive për rekreacion dhe turizëm.

Rrëzë bjeshkëve, rrjedh lumi i Istogut, i njohur edhe si Burimi i Istogut, i cili është shndërruar në një pikë turistike për vendin.


Qytetarët gjatë orëve të mbrëmjes këtë vend po e përdorin si shëtitore në ajër të pastër.

Zyrtari i Trashëgimisë Kulturore në Istog, Enver Boletini thotë për RTV Dukagjinin se Burimi i Istogut tani ka pamjen që gjithmonë ka merituar.

“Në mënyrë korrekte vendit iu ka kthyer një ndërtim ashtu siç duhet, për t’u shndërruar në hidromonument. I falënderohet Komunës së Istogut dhe Unionit Evropian që kanë investuar në këtë vend”, thotë Boletini.

Ai thotë se ky vend paraqet potencial të madh turistik, sidomos të turizmit rural, sepse ka elemente të trashëgimisë kulturore, lumenj, male e fusha.

“Burimi i Istogut ka 2,500 litra ujë në sekondë, dhe buron në lartësi mbidetare 480 metra. Është burim i fuqishëm i ujit, dhe është shumë i pastër nga aspekti i bakterieve, i konstatuar nga një institut gjerman”, shprehet Boletini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori