LAJMI I FUNDIT:

Lulzim Kabashi befason me tubimin madhështor në Prizren (Video)

Lulzim Kabashi befason me tubimin madhështor në Prizren (Video)

Një prej tubimeve të mëdha elektorale ka ndodhur sot në Prizren. Salla e sporteve “Sezair Surroi” ka qenë e vogël për të zënë numrin e madh të mbështetësve të Lulzim Kabashit të AAK-së në këtë garë për kryetar të Prizrenit.

Ai gjatë një tubimi zgjedhor të kësaj partie në Prizren, ka premtuar  mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, zejtarëve, si dhe do të rikthejë të zhdukurat dhe se do të rikthejë simbolin e rrugëve të Prizrenit.


“Të zotohesh para mijëra bizneseve të vogla dhe të mesme se do ta ndjejnë dorën e qeverisë në kohën kur shumica e tyre është në gjendje të mbijetesës së tyre ekonomike është obligim para këtij komuniteti llogari kërkues. Unë jam i vetëdijshëm dhe i gatshëm për llogaridhënie. Të premtosh se buxheti për bujqësi dhe blegtori do të dyfishohet do të thotë të mbash me shpresë qindra mijëra lavërtarë, pemëtarë, vreshtarë dhe bletar, jam i vetëdijshëm dhe i gatshëm t’i mbaj premtimet”, tha Kabashi.

Ai tha se Prizreni ka nevojë më shumë që të udhëhiqet si një shtëpi e mbarë dhe e bereqetshme, dhe se kjo komunë ka nevojë për një zot shtëpie.

Nëse deri më tash Kabashi nuk është parë si pretendent për balotazh, këto pamje nga Prizreni e dëshmojnë të kundërtën.

Për të parë videon kliko KËTU