Aktori i njohur i serialit "Schengen Visa", Lulzim Bucolli, është shumë i pëlqyer nga fansa të shumtë për humorin e tij.

Performanca e tij në këtë serial është vlerësuar lartë, megjithëse tash e tutje ai nuk do të jetë më pjesë e tij.


Aktori Bucolli tashmë do të jetë pjesë e hit serialit vendosur "O Sa Mirë".

lulzim

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin një burim brenda zhvillimeve të serialit.

"Ne si 'O Sa Mirë" jemi të lumtur që gjithnjë e më shumë po shtohemi dhe jemi në kërkim të talenteve të reja. Pjesëtari më i ri në serialin tonë është aktori Lulzim Bucolli, i cili do të luajë tash e tutje në episodet e ardhshme të serialit", ka thënë ky burim për Telegrafin.

O Sa Mire

"O Sa mirë" përndryshe këtë vit është zgjeruar edhe në diasporë, duke inkuadruar aktorë të rinj, për të sjell frymë humori edhe nga shqiptarët e mërgatës.

Njashtu këtë vit nuk ka munguar edhe një serial i dedikuar posaçërisht për fëmijë, që gjithashtu është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/