LAJMI I FUNDIT:

Luljeta Aliu rrëfen historinë e saj të divorcit dhe trajtimin nga policia (Video)

Luljeta Aliu rrëfen historinë e saj të divorcit dhe trajtimin nga policia (Video)

Luljeta Aliu nga Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi e cila tashmë është divorcuar me bashkëshortin, ka treguar epsperiencat e saja të kqija me institucionet shtetërore.

Aliu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk inkurajon divorcet mes çifteve por nëse lidhja apo martesa nuk shkon nuk duhet qëndruar në atë gjendje.

“Nuk është e lehtë të gjesh partnerin e jetës me të cilin do të kalosh jetën deri në fund”.

Duke folur për historinë e saj të divorcit, Luljeta ka thënë se e thotë edhe psikologjia që “më vështirë përballohet një divorc sesa vdekja e një personi nga familja”.

“Megjithatë divorci nuk është tragjedia. Tragjedia është trajtimi që ne si gra marrim nga institucionet në Kosovë”, shton më tej pjesëtarja e shoqërisë civile.

Ajo thotë se pas mosmarrëveshjeve që kishte me ish bashkëshortin, situata kishte degjeneruar me dhunë fizike dhe e njëjta kishte kërkuar edhe mbrojtje nga policia.

“Kur e lajmërova rastin në polici ata më thanë nëse unë doja padi civile apo penale. Meqë unë kisha frikë mos po më largon nga shtëpia me dy vajzat e nuk kisha ku të shkoj pasi prindërit nuk i kisha në Kosovë, u thashë të bënin cila është më e mirë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Aliu thotë se nuk kishte informacion se cili ishte dallimi mes padisë civile dhe penale dhe mosdhënia e informacionit nga ana e policisë sipas saj ishte i qëllimshëm.

Luljeta Aliu, e cila tashmë e ka themeluar edhe organizatën “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi” thotë se policët mbrojnë krimin e kolegëve të tyre.

Ajo këtë e lidh edhe me përvojën e saj personale pasi rasti i saj kishte kaluar pa ndonjë hetim madje ajo thotë se nuk ishte ftuar asnjëherë të vetme në gjykatë e rasti ishte mbyllur.

“Nuk më kanë ftuar asnjëherë dhe janë bazuar vetëm në deklaratën e policit, i cili kishte thënë: Nuk e kam lënë të hyjë në stacionin policor sepse zonja e kishte pasur të veshur një fustan shumë të shkurtër”.

Luljeta tregon se edhe zyrtari tjetër kishte vazhduar me shkelje pasi i kishte dhënë të drejt kolegut të tij për konstatimin që thotë se aspak nuk ka qenë i vërtetë.

Ajo thotë se hetimi në rastin e saj nuk ka ndodhur pasi polici e njeh ish-bashkëshortin e saj dhe se ai “ha në biznesin e tij”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori