LAJMI I FUNDIT:

Lulet duan “të pinë” birrë, kafe dhe qumësht

Lulet duan “të pinë” birrë, kafe dhe qumësht

Gjatë ujitjes në ujë shtoni pak ujë mineral, pak llum kafeje apo çaji, në mënyrë që bimëve tuaja t’u siguroni vegjetacion të bujshëm në banesën tuaj

Gjatë trajtimit kozmetik me banane apo me qumësht të payndyrshëm do t’ua pastroni fletët dhe do t’u mundësoni të zhvillohen më shpejt lulet tuaja të dashura, transmeton Telegrafi.


Pastrimi i fletëve nga pluhuri kërkon kujdes të posaçëm, sepse llojet e ndryshme të luleve reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj metodave të caktuara.

Spërkatja në formë shiu

Nuk do të bëni gabim nëse fletët e luleve shpesh i spërkatni me ujë në formë shiu apo me ujë të distiluar. Kimikalet nga ujësjellësi nuk janë të mira për lulet, aq më parë për lulet e reja. Për lulet me fletë të buta (brushtulli, filadendroni dhe halthi) spërkatni me ujë nëpër fletë tri herë në javë, madje nga ana e poshtme.

lulet

Lecka e pambuktë për “leshatore”

Lulet me gjethe në formë të qimeve pastroni me leckë pambuku të njomur në ujë shiu apo në ujë të distiluar. Mund të përdorni edhe një brushë të butë. Me rastin e pastrimit me brushë vëreni shuplakën e dorës nën fletë, në mënyrë që të shmangni dëmtimin. Fletët më të mëdha pa qime mund t’i lani me sfungjer herë pas here.

Lëvorja e bananës për shkëlqim

Për shkak të aminothartinës e cila nxit rritjen, pastrimi i fletëve të luleve me lëvore të bananes për lulet është një tretman “kozmetik i llojit të veçantë me krem ushqyese”.

Uji i gazuar

Lulet ushqehen nëpërmjet rrënjëve, andaj do të rriten më shpejt nëse i ujisni me ujë në të cilin keni qitur pak ujë të gazuar, një qeskë çaji apo llum kafeje. Mund t’u qitni edhe birrë në përpjesëtim ujë – birrë 1:1.

Për bimët, qumështi dietal

Lulet reagojnë mirë nëse me rastin e pastrimit në ujë shtoni qumësht të payndyrshëm. Me këtë përzierje lani veç e veç çdo fletë nga të dyja anët. Uji me qumësht fletëve do t’u japë një shkëlqim të mirë. Qumështi patjetër duhet të jetë i payndyrshëm, sepse, në të kundërtën ua mbyll poret fletëve. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori