LAJMI I FUNDIT:

Luksemburgu është bërë nga sot shteti i parë në botë që e mundëson falas transportin publik

Luksemburgu është bërë nga sot shteti i parë në botë që e mundëson falas transportin publik

Konsiderohet si një nga shtetet evropiane ku vetura është mbret, por tani Luksemburgu është bërë i njohur edhe për ofrimin e transportit publik falas.

Deri më tani, ka edhe qytete tjera që e ofrojnë këtë mundësi siç është Tallin, por nga sot Luksemburgu bëhet i pari që e ofron për tërë shtetin, transmeton Telegrafi.


Si trenat, ashtu edhe autobusët do të jetë falas dhe për dallim nga qyteti i Estonisë, do të jetë në dispozicion si për banorët vendas ashtu edhe për turistët.

“Futja e transportit publik falas, është një masë e rëndësishme sociale”, tha ministri i Luksemburgut për lëvizshmëri, François Bausch.

Autobusët përdoren nga vetëm për 32 për qind e udhëtimeve, për të shkuar në punë, përpara trenave me 19 për qind, derisa në Paris rreth 80 për qind e punëtorëve shkojnë në punë me autobus.

“Ne kemi investuar për vite me radhë, në ndërtimin e rrugëve. Qeveria po bën përpjekje, por ka një vonesë të madhe në drejtim të zhvillimit të transportit publik”, tha Blanche Weber, presidenti i Lëvizjes Ekologjike Luksemburgut.

Seksioni i parë i një tramvaji u hap në fund të vitit 2017, por punimet janë duke vazhduar për të lidhur jugun e kryeqytetit dhe aeroportin në veri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori