LAJMI I FUNDIT:

Lukashenko kundër zgjedhjeve të reja: Unë nuk veprojë asnjëherë nën presion

Lukashenko kundër zgjedhjeve të reja: Unë nuk veprojë asnjëherë nën presion

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko, ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje të reja presidenciale përkundër thirrjeve të opozitës dhe protestave antiqeveritare në mbarë vendin, njoftoi agjencia e lajmeve Belta.

“Unë nuk veprojë asnjëherë nën presion”, u citua të thoshte Lukashenko.


“Zgjedhjet nuk do të ndodhin”, raportohet të jetë shprehur ai.

Kështu, qindra mijëra vetë dolën për të protestuar të dielën në kryeqytetin e Bjellorusisë, pasi të njëjtit kërkojnë dorëheqjen e Lukashenkos.

Protestuesit iu përgjigjën thirrjes së kandidates opozitare të arratisur në Lituani, Svetlana Tikhanovskaya.

Ajo bëri të ditur themelimin e një komiteti që do të përgatisë ndërrimin e qeverisë në Bjellorusi.

Në një mesazh me video nga Lituania, Tikhanovskaya ka bërë të ditur, se është gati të drejtojë vendin dhe se do të krijojë kuadrin ligjor për zgjedhje të lira e të ndershme.

Opozita bjelloruse: 26 vitet e makthit të qeverisjes së Lukashenkos duhet të marrin fund
Lexo po ashtu Opozita bjelloruse: 26 vitet e makthit të qeverisjes së Lukashenkos duhet të marrin fund

Pas zgjedhjeve, Tichanovskaya u largua nga vendi, sipas të dhënave të ekipit të saj pas kërcënimeve. Bashkëshorti i saj opozitar ndodhet në Bjellorusi në burgim. /Telegrafi/