LAJMI I FUNDIT:

Lukaku tregon dashurinë e kamotshme për Interin, zgjedh golin më të mirë të tij dhe lojtarët më të mirë zikaltër të të gjitha kohërave

Lukaku tregon dashurinë e kamotshme për Interin, zgjedh golin më të mirë të tij dhe lojtarët më të mirë zikaltër të të gjitha kohërave

Romelu Lukaku ka thënë se ai gjithmonë dëshironte të luante për Interin dhe ka emëruar lojtarët e tij të preferuar në historinë e Nerazzurrëve.

Sulmuesi belg u transferua në Stadio Giuseppe Meazza nga Manchester Unitedi në vitin 2019 dhe që atëherë ka pasur shumë sukses me Interin.

“Unë gjithmonë kam dashur të luaj për Interin. Jam tepër krenar që e vesh këtë fanellë. Është diçka e mrekullueshme. Unë jam një internist”, ka thënë fillimisht 27-vjeçari në një intervistë përpara ndeshjes së kësaj mbrëmje kundër Romës.


“Gjithmonë e kam ditur se do të kisha pasur një marrëdhënie të veçantë me Antonio Conten. Kur u bashkova me Interin, i qova mesazh duke i thënë: “Po vij”.

"Viti më i mirë në karrierën time" - kështu thotë Lukaku pas shpalljes së Interit kampion në Serie A
Lexo po ashtu "Viti më i mirë në karrierën time" - kështu thotë Lukaku pas shpalljes së Interit kampion në Serie A

Ish-ylli i Djajve të Kuq zgjodhi golin e tij më të mirë deri më tani me Interin.

“Ai që shënova kundër Milanit, ka të gjitha karakteristikat e mia. Vrapimi, fuqia dhe saktësia. Dhe ka një kuptim të thellë për mua dhe sezonin tonë”.

“Ne e fituam titullin për shkak të shpirtit tonë të jashtëzakonshëm të ekipit”.

“Unë jetoj për familjen time dhe për të bërë të lumtur njerëzit e tjerë. Gëzimi i tifozëve të Interit është gjithashtu i imi”.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, Lukaku emëroi lojtarët e tij të preferuar të Interit të të gjitha kohërave.

“Julio Cesar ishte i jashtëzakonshëm, me aftësi të shkëlqyera teknike dhe karizëm të madh. Pastaj Maicon kishte shpejtësi dhe teknikë”.

“Sa i përket Adrianos, unë i njoh të di gola e tij përmendësh. Vendosmëria dhe klasi i Eto’s më kanë frymëzuar mua dhe Ronaldo, fenomeni, kishte futbollin në fatin e tij”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Dramë në 45 minutat e parë: 27 sekonda për gol, dyshime për penallti dhe aksione në Atletico-Real Madrid

Dramë në 45 minutat e parë: 27 sekonda për gol, dyshime për penallti dhe aksione në Atletico-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori