LAJMI I FUNDIT:

Lukaku akuzohet për mosrespekt ndaj Unitedit me komentet për largim

Lukaku akuzohet për mosrespekt ndaj Unitedit me komentet për largim
Romelu Lukaku dhe ose Mourinho duke folur për taktikat gjatë ndeshjes - Foto: GettyImages

Komentet e Romelu Lukakut që ka lënë hapur një kalim në Serie A i ka quajtur mosrespektuese Gary Pallister.

Reprezentuesi belg aktualisht ka kontratë afatgjate në Old Trafford dhe nuk mund të largohet me vetdëshirë ku të dëshirojë.


Por, ai ka lënë të hapur dyert e një kalimi në Serie A në të ardhmen, me Juventusin që në të kaluarën kishte shprehur interesim për shërbimet e tij.

Kur u pyet nga La Gazzetta dello Sport, Lukaku la të hapur dyert e një kalimi në Serie A.

“Pse jo? Shpresoj se do të ndodhë”, u shpreh Lukaku.

Ish-mbrojtësi i Untiedit, Pallister, ka sugjeruar 25 vjeçarin që të tregojë më shumë respekt ndaj klubit.

“Mendoj se është mosrespekt kur përmendni klube tjera kur ke kontratë me klubinaktual”.

“Nëse është në kokën tënde nuk kam asnjë problem, por që të dalësh publikisht, atëherë është problem”.

“Në një kohë kur klubi është nën presion të vërtetë, top golashënuesi thotë se atij do t’i pëlqente një kalim në një vend tjetër, e ky nuk është një seknar ideal”, u shpreh Pallsiter.

Pallister nuk është legjenda e vetme e Unitedit që ka kritikuar qasjen e Lukakut. /Telegrafi/