Dy finalistët meshkuj të Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kristi mbrëmjen e sotme (e enjte) janë befasuar nga "Vëllai i Madh".

Disa prej ish-banorëve, Sabiani, Qetsori, Ronaldo, Gerti, Beati dhe Lorenci janë rifutur në shtëpi dhe bashkë me ta dhe disa striptiste.


Vajzat me të hyrë në shtëpinë e famshme kanë rrethuar Luizin duke i bërë vallëzim provokuese si dhuratë për këngëtarin shkodran për natë e beqarisë.

343744708 202218552601706 2443569199818355929 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Pas kësaj, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i partneres së Luizit, Kiara Tito.

342725456 110348825387094 7135708945135387375 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Kiara me shaka ka kërkuar që të rihyjnë në shtëpinë e BBVA.

342554475 211165224992650 2906424040961374729 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Ndërkohë, në këtë shfaqje munguan dy finalistet e tjera Efi dhe Deamishel, të cilat qëndruan në dhomën e gjumit.

Ndryshe, kujtojmë që finalja e madhe e BBVA mbahet këtë të shtunë, më 6 maj kur çifti Luizi dhe Kiara kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë me martesë. /Telegrafi/

hhfhfhf Foto: Kiara Tito/Instagram