Këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejlli, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për fansat.

Në një postim të shpërndarë në InstaStory, ai tregon se kënga e tij që do të publikohej sot, është shtyrë për të shtunën.


Kjo për shkak të rastit të 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u ther me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Njoftimi i plotë i Luizit:“Për shkak të fatkeqësisë ku një 14-vjeçar humbi jetën, në emrin tim dhe të stafit tim SBS Musicent, kënga që do të publikohej sot, shtyhet për të shtunën në ora 19:00. Prindër të Martinit, unë nuk mund të imagjinoj se si ndiheni...por e di shumë mirë se sa e keni dashur. Ngushëllime”. /Telegrafi/

Screenshot 25 15 Foto: Screenshot/Instagram