LAJMI I FUNDIT:

Luiz Ejlli me një mesazh për mbështetësit e tij: Faleminderit që ekzistoni, jeni forca ime

Luiz Ejlli me një mesazh për mbështetësit e tij: Faleminderit që ekzistoni, jeni forca ime

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli është protagonist në filmin e ri “Në kuadër të dashurisë”.

Ai luan përkrah aktores, Olta Gixhari, me të cilën ishin rival gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të BBVA.

Premiera e filmit u dha të hënë, më 9 tetor dhe mirëpritja nga ana e fansave të mbledhur për t’i parë nga afër yjet ishte e jashtëzakonshme.


Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Luizi gjatë parakalimit në tapetin e kuq të premierës bashkë me partneren e tij, Kiara Tito nuk hezitoi të ndalonte për të bërë foto me ta.

Të gjithë momentin e tij gjatë shfaqjes në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Ejlli e ndau edhe me fansat në llogarinë e tij në Instagram.

Aty këngëtari shkodran ka falënderuar mbështetësit e tij për përkrahjen duke i quajtur si ‘forca e tij’.

Foto: Screenshot/Instagram

“Një nga dhjetë urdhërimet thotë: “Mos e lakmo kurrë sendin e huaj për të keq”. E unë nuk lakmoj asgjë! Dhe kjo është e gjitha dhuratë që ju të gjithë ma keni bërë, dhe po të kisha nëntë jetë nuk do jua ktheja secilit atë që ju meritoni. Faleminderit që ekzistoni, jeni forca ime, zoti ju bekoftë”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e postimit.

Të lumtur përkrah njëri-tjetrit, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mahnitin me paraqitjen teksa mbërrijnë në premierën e filmit "Në kuadër të dashurisë"
Lexo po ashtu Të lumtur përkrah njëri-tjetrit, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mahnitin me paraqitjen teksa mbërrijnë në premierën e filmit "Në kuadër të dashurisë"

Ndryshe, Luizi dhe Kiara kanë qenë në qendër të vëmendjes që kur u bën pjesë e BBVA, dyshja u njoftuan dhe krijuan romancën brenda shtëpisë së madhe, ndërsa edhe kurorëzuan dashurinë në natën finale të spektaklit. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Në trend Magazina

Më shumë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina

"Slava Ukraini", aktorja Daryl Hannah del jashtë skenarit të 'Oscars 2025' dhe "godet" Trumpin me një deklaratë në skenë

Magazina
Kalo në kategori