Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito kanë krijuar një raport të ngushtë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Artisti shqiptar ka qenë ai që vazhdimisht e ka ngacmuar prezantuesen, e madje ka shprehur edhe pëlqimin e tij për të.


Në një bisedë që kanë bërë ditën e sotme (e hënë), ai ka zbuluar se vuan nga një sëmundje e rrallë dhe që në gusht do të trajtohet në Itali në një klinikë.

Screenshot 2 19 Foto: Screenshot/YouTube

Kiara dukej e shqetësuar teksa e pyeti nëse sëmundja që ka është e shërueshme.

“Thonë që është sëmundje e rrallë, 11 klinika janë në botë për këtë. Njëra që jam interesuar ishte e zënë deri në gusht… Atëherë do shkoj në Bergamo, që të marr trajtimin”, tha Ejlli.

Screenshot 3 12 Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk kam fjalë. Nëse do ishim bashkë nuk do të lija kurrë”, u shpreh në vazhdim ajo.

Ndërkaq, Luizi nuk ka dhënë më shumë detaje se për çfarë lloji të sëmundjes bëhet fjalë. /Telegrafi/