Luiz Ejlli dhe Teuta Selimi janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Artistët e njohur shqiptarë kanë sjell një baladë të titulluar, “Lamtumirë”.


Këtë projekt e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale, të përshtatur me tekstin dhe natyrën e tij.

Screenshot 23 13 Foto: Screenshot/YouTube

Producimi dhe e gjithë kënga u realizua në studion e SBS Entertainment nga Çelik Lipa.

Të plotë tashmë mund të gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të SBS.

Screenshot 24 12 Foto: Screenshot/YouTube

Marrë parasysh vokalin e tyre, kjo këngë pritet të ketë suksesin e merituar edhe nga publiku.

Kjo vjen mes lajmeve që artisti shkodran u dënua me një vit burg për falsifikim dokumentesh. /Telegrafi/