Gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë disa përditësime të fundit rreth afatit kalimtar veror..

Në këtë episod të fundit të DAZN, Romano ofron përditësime të rëndësishme mbi tregun e transferimeve, përfshirë lëvizjet e mundshme të Luis DIaz, një thashethem interesant që lidh Rodrygon me Barcelonan, si dhe informacion të ri mbi të ardhmen e Saul Niguez.


Sipas Romanos, Bayern Munich ka bërë tashmë një ofertë prej 67 milionë eurosh për Luis Diaz, por ajo është refuzuar nga Liverpooli.

Kjo është tentativa e dytë e bavarezëve këtë verë për ta transferuar kolumbianin, dhe interesimi i tyre mbetet i fortë.

Aktualisht, Bayern po përgatit një paketë të re, ndërkohë që vetë DIaz thuhet se ka një dëshirë të qartë për t’u transferuar në Bundesligë.

Sipas Romanos, shanset që ky transferim të realizohet vlerësohen rreth 65 për qind. /Telegrafi/

telegrafi sport app