LAJMI I FUNDIT:

Luhet në Gjilan, Lipjan dhe Drenas, xhiro e 29-të starton me tre duele interesante

Luhet në Gjilan, Lipjan dhe Drenas, xhiro e 29-të starton me tre duele interesante

Xhiro e 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës starton sot (e shtunë) me tre ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Dy kandidatët për titull të kampionit, Drita dhe Ballkani zbresin në fushë, derisa ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Kryeqytetasit janë të qetë në pozitën e pestë në tabelë me 40 pikë, derisa kanë nëntë më pak se vendi i katërt dhe 10 më shumë se vendi i tetë.


Megjithatë Prishtina kërkon të rikthehet te fitoret pas pas tre barazimeve radhazi. Ndërkohë Gjilani pas fitores së madhe ndaj Fushë Kosovës udhëton në Lipjan për një tjetër rezultat pozitiv.

Drita para adhuruesve të vet pret skuadrën e fundit në tabelë që është Liria dhe tanimë thuajse pa gjasa për të shpëtuar.

Gjilanasit kërkojnë tre pikët e radhës për të vazhduar garën për titull, derisa prizrenasit shpresojnë në një befasi.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Drenas, ku Feronikeli ’74 është nikoqir i Ballkanit.

Vendasit synojnë të marrin rezultat nga kjo përballje pasi po luftojnë t’i ikin barazhit, derisa Ballkani udhëton vetëm për fitore në mënyrë që ta ruaj pozitën e parë në tabelë.

Të tre sfidat e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar startojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori