LAJMI I FUNDIT:

Luftimi i korrupsionit, kusht për vizat

Luftimi i korrupsionit, kusht për vizat

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Qeverinë gjermane kanë lansuar sot projektin e dytë për fuqizimin e kapacitetit të institucioneve të Kosovës në luftimin e korrupsionit të lartë “Zhvillimi i kapaciteteve të agjencive të Kosovës dhe të Prokurorisë Speciale për ta luftuar korrupsionin e nivelit të lartë”.

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets, tha se korrupsioni i nivelit të lartë vazhdon të mbetet një nga problemet kryesore të Kosovës.


“ Luftimi i korrupsionit është një betejë e mundimshme dhe kërkon vullnet të fort të palëkundur politik për ta luftuar. Hetuesit dhe prokurorët duhet të mbesin të pavarur dhe të ndjekin rastet”. Sipas saj, institucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilente dhe të tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

Shefi i misionit të OSBE-së, Jan Braathu, tha se luftimi i korrupsionit është një kriter i mbetur që duhet të zgjidhet që të ndodh liberalizimi i vizave.

Ai tha se korrupsioni i nivelit të lartë identifikohet si një çështje kyçe dhe se është një çështje e vështirë për t’u trajtuar, prandaj janë këtu për t’u ndihmuar për ta luftuar korrupsionin.

Sipas tij një element kyç për luftimin e korrupsionit është konfiskimi i pasurisë i fituar në mënyrë të jashtëligjshme.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, zotohem në emrin e të gjithë emrin e kolegëve të mi se do të vazhdojmë punë me të gjithë ata që janë kompetent për ta luftuar dukurinë e korrupsionit të lartë.

Prokurori special Sylë Hoxha, tha se janë të fokusuar në luftimin e krimit ekonomik dhe atë të nivelit të lartë.

Drejtori i Agjencisë anti-korrupsion, Shaip Havolli, tha se ka zyrtarë të lartë politikë të cilëve çdo ditë u rritet pasuria dhe është Agjencia që duhet ta hetojë se nga i kanë ardhur ajo pasuri.

Ai tha se agjencia përveç që do të fokusohet tek pasuria prioritet do të ketë edhe luftimin e korrupsionit./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori