Kryeministri britanik, Keir Starmer do të nënshkruajë marrëveshje me vendet e Ballkanit për të kapur bandat kriminale që kontrabandojnë emigrantë përmes Ballkanit Perëndimor, si pjesë e përpjekjeve për të bllokuar kalimet me varka të vogla.
Siç raporton media britanike “The Standrad”, Starmer do të publikoj marrëveshjet për të rritur shkëmbimin e inteligjencës, ekspertizën dhe bashkëpunimin me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në një takim të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, të enjten.
Ai pritet të kërkojë nga partnerët evropianë që të ndërmarrin veprime për të ulur vdekjet në Kanalin e Anglisë gjatë kalimeve me varka të vogla dhe t’u thotë atyre se bashkëpunimi ligjor dhe ndërkombëtar do të jetë kyç për përpjekjet.
Media britanike tutje shkruan se Ballkani Perëndimor është një rrugë kyçe e përdorur nga emigrantët që përfundojnë në BE ose MB ilegalisht. Gjatë vitit të kaluar, pothuajse 100,000 emigrantë udhëtuan përmes kësaj rruge.
“Marrëveshjet do tënxisin ndarjen e inteligjencës dhe bashkëpunimin për të përgjuar bandat kriminale ndërkohë që ato kontrabandojnë njerëz përmes këtyre shteteve. Qëllimi është të arrestohen bandat dhe të shkatërrohen modelet e tyre të biznesit”, thuhet tutje në artikullin e mediumit britanik.
Britania e Madhe tashmë punon me Shqipërinë për të luftuar flukset e paligjshme financiare që mbështesin operacionet e grupeve të kontrabandës.
“Ka një perandori kriminale që operon në kontinentin tonë, duke zhvatur njerëzit dhe duke minuar sigurinë tonë kombëtare. Me mbështetje nga Komanda jonë e Sigurisë Kufitare, Britania do të jetë në qendër të përpjekjeve për të përfunduar këtë fenomen të krimeve të organizuara lidhur me imigracionin – por ne nuk mund ta bëjmë këtë vetëm”, tha Starmer.
Kryeministri britanik ka shtuar se “Duhet të shkojmë më tej dhe më shpejt, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, dhe të çojmë luftën drejtpërdrejt në zemrën e këtyre grupeve të fëlliqura të kontrabandistëve. Këtë do ta bëj pjesë qendrore të diskutimeve të mia në takimin e Komunitetit Politik Evropian sot.”
Sekretarja e Brendshme britanike, Yvette Cooper, tha: “Puna jonë me partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për shkatërrimin e grupeve kriminale që orkestrojnë shfrytëzimin e personave të pambrojtur për përfitime financiare”
“Duke punuar ngushtë me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, ne do të ndajmë informacione dhe inteligjencë, dhe do të punojmë përtej kufijve për të hartuar se çfarë po ndodh dhe ku, për të shkatërruar modelet e biznesit të këtyre grupeve pa shpirt”
Kryeministri britanik e nisi fushatën njëjavore për kalimet me anije të vogla të hënën, kur njoftoi një financim shtesë prej 90 milionë euro për Komandën e tij të Sigurisë Kufitare, duke e çuar financimin total në 180 milionë euro.
Ai tha se planifikon të vazhdojë përpjekjet e Britanisë për të arritur një marrëveshje sigurie me BE-në, përfshirë rivendosjen e aksesit në rrjetet e shkëmbimit të inteligjencës në kohë reale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

IKD reagon ndaj sulmeve të Qeverisë në detyrë kundrejt gjyqësorit pas vendimit të Gjykatës Supreme

Toshkovski: Objektet pa leje do të shemben nëse përcaktohet se janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve

LDK dorëzon kallëzim penal për Qeverinë Kurti: Çdo vendim i marrë pas 27 marsit është i paligjshëm

Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Policia thotë se aksioni po zhvillohet në tri komuna

Rrëzimi i mocionit nga Specialja, Krasniqi: Drejtësia mund të vonohet, por e vërteta nuk do të ndryshojë asnjëherë

Prokuroria deklarohet për bastisjet në disa agjenci shtetërore

E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë