LAJMI I FUNDIT:

Luftimet në Jemen, bllokohen mijëra njerëz, alarm për krizë humanitare

Luftimet në Jemen, bllokohen mijëra njerëz, alarm për krizë humanitare

Mijëra civilë jemenas janë bllokuar në periferinë jugore të portit të Hodeidah, në Detin e Kuq, ndërsa forcat e mbështetura nga një koalicion i udhëhequr nga Sauditët bombarduan kryengritësit Houthi në qytet, thanë grupet humanitare të hënën.

Aleanca ka dislokuar mijëra trupa ushtarake në ditët e fundit pranë portit të mbrojtur nga Houthi, por një burim në koalicion i tha Reuters se nuk kishte plane për një sulm të menjëhershëm.

Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se një sulm ndaj qytetit, pika hyrëse për 80 për qind të importeve dhe furnizimeve me ndihma për të varfrit e Jemenit, do të rrezikonte të shkaktonte zi buke.

Luftimet kanë arritur pranë zonave të banuara, pranë një universiteti që ndodhet rreth 4 kilometra nga porti, por edhe afër spitalit kryesor, thanë grupet e ndihmave dhe banorët, transmeton tch.

“Të gjithë njerëzit që jetojnë midis aeroportit dhe universitetit janë të bllokuar. Katër ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira, është përtej niveleve katastrofike”, tha Isaac Ooko, menaxher i zonës Hodeidah për Këshillin Norvegjez të Refugjatëve (NRC).

“Sulmet ajrore kanë qenë shumë intensive dhe fluturimi i avionëve shkakton ankth të përhershëm. Hodeidah është bërë një qytet fantazmë, njerëzit qëndrojnë brenda dhe rrugët janë të braktisura”, tha ai për Reuters me telefon.

Juliette Touma, zëdhënëse e fondit të fëmijëve të UNICEF, i cili ishte kohët e fundit në Hodeidah, shprehu frikë për al-Thawra, spitali kryesor në bregun perëndimor të Jemenit dhe një qendër e trajtimit të kolerës dhe difterisë, transmeton KP.

“Luftimet mund të dëgjohen nga spitali, por dhe nga shtëpia jonë pranë tij”, tha Touma.

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori