LAJMI I FUNDIT:

Lufthansa anulon 800 fluturime, preken 90 mijë udhëtarë

Lufthansa anulon 800 fluturime, preken 90 mijë udhëtarë

Linja ajrore gjermane Lufthansa është e detyruar të anulojë 800 fluturime të planifikuara për të martën.

Anulimi i fluturimeve ka ndodhur për shkak të grevës së njoftuar nga punonjësit në aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut.


Anulimi i fluturimeve do të prek 90,000 udhëtarë.

Siç raportohet nga BBC, kompania anuloi gjysmën e 1,600 fluturimeve të planifikuara.