LAJMI I FUNDIT:

Luftë mes dy familjeve shqiptare, plagoset një 18-vjeçar (Foto)

Luftë mes dy familjeve shqiptare, plagoset një 18-vjeçar (Foto)
Foto: Ilustrim

Luftë mes dy familjeve në Muhurr të Dibrës. Sipas Policisë së Shtetit shqiptar, një efektiv rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Ura e Muhurrit”, ka dëgjuar të shtëna armësh.

Menjëherë ka kërkuar përforcime dhe ka shkuar drejt vendit ku dëgjoheshin krismat.


Pas ndërhyrjes së policisë efektivët gjetën të plagosur 18-vjeçarin E.S, i cili është dërguar drejt Tiranës për mjekim të specializuar, shkruajnë mediat shqiptare.

Policia thotë se është vënë në pranga babë e bir, P.S 62 vjeç dhe R.S, 30 vjeç, të cilët dyshohet se kanë plagosur të riun. Ata kanë tentuar t’i largohen policisë, por kanë dështuar.

Gjithashtu është shoqëruar dhe vëllai i 17-vjeçarit, të plagosur.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar dy armë zjarri: Një armë kallashnikov që dyshohet se shtetasi i plagosur ka qëlluar në drejtim të P.S 62 vjeç dhe R.S, 30 vjeç; si dhe një pistoletë që dyshohet se e kanë pasur këta të fundit.

Në vendngjarje janë gjetur dhe 6 gëzhoja të qitura nga të dyja armët. Policia thotë se i plagosuri me dy autorët janë kushërinj të dytë.

Motivi i konfliktit dyshohet se është një lavatriçe zhavorri në lumin Drin, ku këta shtetas e kanë pasur të përbashkët duke e shfrytëzuar një vit njëra palë e një vit pala tjetër.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori