LAJMI I FUNDIT:

‘Luftë deri në vdekje’, foto e drerit me dy koka është bërë hit në mediat sociale

‘Luftë deri në vdekje’, foto e drerit me dy koka është bërë hit në mediat sociale

Një fotograf në Japoni nuk mund ta besonte atë që arriti të kapte.

Gjegjësisht, ai bëri një foto të një dreri që endet në terrenin me dëborë me kokën e një dreri tjetër të ngulur mes brirëve të tij.


Nëse dreri nuk arrin të largojë kokën, do të duhet të mbijetojë me të deri në fund të dimrit, sepse atëherë dreri i lëshon briret e tij, vëren fotografi, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk është e qartë saktësisht se si koka e drerit të dytë përfundoi mes brirëve të së parës, ekzistojnë një numër teorish.

Njëra është që dreri tashmë kishte ngordhur, tjetra që ata luftuan deri në vdekje për femrën gjatë sezonit të çiftëzimit.

Sido që të jetë, fotografia është bërë një hit në mediat sociale dhe nuk është e vështirë të kuptosh pse. /Telegrafi/