LAJMI I FUNDIT:

Luftanija amerikane me 200 raketa mbërrin në Mesdhe

Luftanija amerikane me 200 raketa mbërrin në Mesdhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një tjetër anije luftarake në Mesdhe, e cila mund të mbajë 200 raketa ‘Tomahawks’, të gatshme për një sulm në Siri.

Reagimi vjen ndërkohë që Rusia paralajmëroi se grupet militante në Idlib po planifikojnë një sulm të rremë kimik.

Krahina e Idlib-t është bastioni i fundit i grupeve opozitare të mbështetura kryesisht nga Turqia.

Forcat e diktatorit sirian, Bashar al Assad, edhe pas më shumë se 7 vitesh luftë kanë rimarrë kontrollin e vendit me ndihmën e Rusisë dhe Iranit.

Luftë-anija amerikane USS Bulkeley (DDG-84), hyri në Mesdhe përmes ngushticës së Gjibraltarit të mërkurën, raportoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Me ardhjen e “Bulkeley”, forcat amerikane në rajon kanë deri në 200 raketa “Tomahawk” në dispozicion për të sulmuar objektivat në Siri, nëse urdhërohet ta bëjnë këtë, njoftoi Interfax.

Javën e kaluar, nëndetësja sulmuese “USS Newport News (SSN-750)” arriti gjithashtu në Mesdhe.

Uashingtoni ka pretenduar në mënyrë të përsëritur se qeveria në Damask është duke përgatitur sulme kimike kundër civilëve në provincën Idlib, bastionin e fundit të mbetur të grupeve rebele xhihadiste. Më i fuqishmi nga këto grupe është Hayat Tahrir al-Sham (HTS), e njohur më parë si Jabhat al-Nusra. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori