Burimi: The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Nëse ekonomia globale transformohet nëpërmjet sistemeve të inteligjencës artificiale [AI], atëherë fabrikat e së ardhmes do të jenë qendrat e të dhënave që i trajnojnë ato [Ai-në]. Qendrat e të dhënave të cilat janë të afta për inteligjencë artificiale, qeveritë e mbarë botës tashmë po i shohin si një burim strategjik – si burim të cilin përpiqen ta kontrollojnë.
Nuk është risi ideja për fuqinë kibernetike si strategji. Gjatë Luftës së Ftohtë, ShBA-ja lejoi shitjet e superkompjuterëve në Bashkimin Sovjetik, vetëm nëse ato do të përdoreshin për parashikimin e motit dhe jo për simulimet bërthamore. Këto rregulla u zbatuan me kërkesat që sovjetikët të pranonin monitoruesit e përhershëm të huaj dhe që për analiza madje t’i dorëzonin të dhënat e superkompjuterëve tek inteligjenca amerikane.
Ashtu si superkompjuterët, sistemet e AI-së – të cilat po zhvillohen – sot kanë aftësi si civile po aq edhe ushtarake. Mund t’i bëjnë më efektive aplikacionet e shpërndarjes së ushqimit të porositur, por gjithashtu mund t’i analizojnë fotot satelitore dhe sulmet e drejtpërdrejta me dron. Nuk është e paarsyeshme të besosh se kontrolli mbi qendrat e të dhënave të AI-së do të ketë implikime si politike ashtu edhe ekonomike.
Të gjitha sistemet e avancuara të AI-së janë zhvilluar në qendrat e të dhënave të mbushura me çipat e nivelit më të lartë, si njësitë Nvidia të përpunimit të grafikës dhe gjysmëpërçuesit e transferit të shpejtë të memories. Çipat më të avancuar të inteligjencës artificiale tashmë janë subjekt i kontrolleve të eksportit të ShBA-së, ndërsa çipat e avancuar të memories shumë shpejt mund të shtohen në listë. Vendet kundërshtare, si Kina, kanë marrë ndalesa të përgjithshme me të cilat pengohen që të ketë qasje në çipat e ShBA-së, ndaj po i zhvillojnë të vetit.
Po për këtë, nuk duhet të jetë befasi se pse më shumë vende duan qasje të garantuar në teknologjinë e AI-së – përmes qendrave të të dhënave të cilat të ndërtuara në tokën e vet.
Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk e kanë fshehur ambicien për t’u bërë qendra të inteligjencës artificiale, duke investuar kështu në infrastrukturën e madhe të qendrave të të dhënave. Kazakistani dëshiron të ndërtojë një qendër të të dhënave të AI-së dhe të trajnojë modelet në gjuhën kazake. Malajzia po përjeton një bum të qendrës së të dhënave, me investime të reja të mëdha nga kompanitë amerikane dhe kineze.
Kompanitë amerikane të rrjetit të reve [cloud company – shpërndarja e shërbimeve kompjuterike, duke përfshirë serverët, ruajtjen, bazat e të dhënave, rrjetin, softuerin, analitikën dhe inteligjencën përmes internetit/cloud-it] po e shohin një mundësi fitimprurëse. Ato argumentojnë se nëse nuk marrin kontrata nga qeveritë e huaja, të cilat janë duke derdhur miliarda dollarë në infrastrukturën “sovrane të AI-së”, atëherë këtë do ta bëjë Kina. Uashingtoni e kupton se kompanitë e teknologjisë amerikane kanë nevojë për tregjet ndërkombëtare për të ruajtur nivelin që mbështet avantazhin e tyre ekonomik.
Gjithashtu, diplomatët amerikanë i kanë në mendje qendrat e të dhënave. Nuk ka mënyrë më të mirë për të bllokuar teknologjinë kineze sesa të futësh vendet e tjera në renë [cloud] tënde kompjuterike. Kur presidenti i ShBA-së, Joe Biden, në maj priti presidentin kenian William Ruto, Shtëpia e Bardhë me krenari njoftoi se për të ofruar shërbime kompjuterike në ré,
Microsoft-i do të ndërtojë një qendër të re të madhe të të dhënave në Keni për të ofruar shërbime kompjuterike përmes reve [cloud computing].
Ajo që Shtëpia e Bardhë nuk përmendi ishte se Microsoft-i do ta zhvillojë qendrën e të dhënave keniane së bashku me G42-shin – me kompaninë e teknologjisë në pronësi të Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila ka një histori të partneritetit teknologjik me kompanitë kineze. Në fillim të këtij viti, Microsoft-i njoftoi se do të investojë 1.5 miliardë dollarë në G42.
Ekspertët e sigurisë në Uashington shqetësohen se marrëveshjet e tilla si kjo rrezikojnë të komprometojnë kontrollin e tyre mbi teknologjinë e AI-së. Ata vërejnë lidhje të gjata midis G42-shit dhe kompanive kineze të teknologjisë, si Huawei. Kevin Xu i [kompanisë] Interconnected Capital, sugjeron se lufta e çipave mund të pasohet nga lufta e reve [cloud war].
Cilëndo mbrojtje që Uashingtoni e kërkon për marrëveshjen Microsoft–G42, ajo do të shihet si model i projekteve të ardhshme ndërkombëtare për qendrat e të dhënave. A do ta verifikojë qeveria amerikane pajtueshmërinë me rregullat [compliance]? A mund të kërkojë shkëmbimin e të dhënave, siç bëri gjatë Luftës së Ftohtë? Masat e tilla mbrojtëse do të adresonin shqetësimet e sigurisë amerikane, por do t’i nervozonin më shumë vendet të cilat tashmë janë dyshuese ndaj kufizimeve të ShBA-së.
Kjo ka rëndësi, sepse ShBA-ja konkurrencën e saj teknologjike me Kinën e ka bazuar pjesërisht në çështjen e mirëbesimit. Kujt do t’ia besoni më shumë telekomin tuaj, kanë pyetur zyrtarët amerikanë: firmave evropiane apo Huawei-t?
Jo rastësisht, Huawei po i dyfishon përpjekjet për të ndërtuar biznesin e vet të shërbimeve kompjuterike në ré – për klientët në Kinë dhe jashtë saj. Kreu i Huawei Cloud, kohët e fundit argumentoi se Kina duhet “të zhvendos kërkesën për fuqinë informatike të AI-së, nga çipat” në ré, ku Kina ka hapësirë të gjerë dhe nuk ka vështirësi në ndërtimin e infrastrukturës së energjisë elektrike të cilën e kërkojnë qendrat e të dhënave të AI-së.
Nëse kompanitë e tilla, si Huawei, mund të konkurrojnë pa çipat më të avancuar, kjo mbetet për t’u parë. Fakti se Kina është duke importuar një numër të madh të çipave H20 të Nvidia-s – qëllimisht të nivelit më të ultë, për të përmbushur kështu kufizimet e ShBA-së – sugjeron se ajo nuk do të eksportojë së shpejti teknologjinë e saj të AI-së.
Çipat, retë dhe qendrat e të dhënave janë në thelb të ndërlidhura, për sa kohë që çipat e nivelit të lartë, të kontrolluar nga eksporti, ua japin kompanive të reve aftësinë për të zbatuar AI-në në mënyrë efikase. Konkurrenca e teknologjisë e cila filloi me silicin [silicon], tani po futet në një shtresë tjetër të ekzekutimit të të dhënave kompjuterike [computing stack]. /Telegrafi/
(Chris Miller është autor i librit bestseller, Chip War)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdekja e Agon Zejnullahut, pesë policët e dyshuar për përfshirje arrijnë në Gjykatën Themelore në Lipjan

NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Zbulohet arsyeja e sëmurjes së Mbappes dhe humbja e gjashtë kilogramëve

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Luis Diaz pranon transferimin te gjiganti evropian

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë