LAJMI I FUNDIT:

Lufta e Ukrainës duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë, thotë Zelensky

Lufta e Ukrainës duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë, thotë Zelensky

Lufta në Ukrainë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj.

Kështu ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky, i cili po fliste vetëm disa orë pasi një varg shpërthimesh goditën një bazë ajrore ruse atje, duke vrarë një person.


Zelensky nuk i përmendi shpërthimet, por ia kushtoi fjalimin e tij të natës gadishullit, duke thënë: “Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo”.

Rusia ka minimizuar shpërthimet dhe një këshilltar i lartë ukrainas mohoi se Ukraina ishte përgjegjëse.

Krimea është zyrtarisht pjesë e Ukrainës, por u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi të cilin komuniteti ndërkombëtar e sheh si të paligjshëm.

Dhe shumë ukrainas e shohin këtë si fillimin e luftës së tyre me Rusinë.

Të martën, një seri shpërthimesh tronditën bazën ushtarake Saky pranë Novofedorivka, në perëndim të Krimesë, e cila është pranë vendpushimeve bregdetare të njohura nga turistët rusë.

Ministria ruse e mbrojtjes këmbënguli se shpërthimet ishin për shkak të municioneve që kishin shpërthyer në një depo – edhe pse kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Pamje që tregojnë se çfarë shkatërrimi po i bëjnë njësive ruse, raketat anti-tank të prodhuara në Ukrainë
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë se çfarë shkatërrimi po i bëjnë njësive ruse, raketat anti-tank të prodhuara në Ukrainë

Ndërsa ndihmësi i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak mohoi se Ukraina ishte pas shpërthimeve, duke i thënë kanalit televiziv online Dozhd: “Sigurisht që jo. Çfarë kemi të bëjmë me këtë?”.

Çdo sulm ndaj Krimesë nga Ukraina do të konsiderohej “thellësisht serioz nga Moska”.

Rusia dha një paralajmërim muajin e kaluar kur ish-presidenti Dmitry Medvedev kërcënoi se “Dita e Gjykimit do të presë menjëherë” nëse Ukraina do të shënjestronte Krimenë.

Zelensky nuk iu referua shpërthimeve në fjalimin e tij të martën, por foli gjatë për gadishullin, duke thënë: “Ne nuk do të harrojmë se lufta ruse kundër Ukrainës filloi me pushtimin e Krimesë”.

“Kjo luftë ruse…filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me Krimenë – me çlirimin e saj”, tha ai.

Vërejtjet e fundit të Zelensky sugjerojnë se ai beson se Ukraina duhet të rimarrë gadishullin përpara se lufta të përfundojë – por në të kaluarën ai ka thënë gjëra të ndryshme për këtë çështje.

Ai më parë tregoi se Ukraina mund të pranonte paqen nëse Rusia kthehej në pozicionet e saj përpara 24 shkurtit, që do të thotë se rimarrja e Krimesë nuk do të konsiderohej një kërkesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori