LAJMI I FUNDIT:

Luana Vjollca eksperimenton me flokët gjatë vetizolimit, bëhet me balluke

Luana Vjollca eksperimenton me flokët gjatë vetizolimit, bëhet me balluke
Luana Vjollca (Foto: Instagram/luanavjollca)

Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, e ka shfrytëzuar tejet mirë izolimin për të qëndruar afër familjes së saj.

Ajo është aktive në rrjetet sociale duke mbajtur të informuar fansat e saj për projektet e saja. Sa i përket stilit të saj, biondja cilësohet si njëra nga femrat me stil në skenën shqiptare, shpeshherë duke vënë në pah edhe linjat e saj trupore.


Kësaj radhe përmes një fotografie në rrjetin social Instagram, ajo ka treguar se ka eksperimentuar me flokët e saj.

View this post on Instagram

New look from #quarantine with Love 💋

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on Apr 13, 2020 at 4:11am PDT

Gjatë gjithë kohës ajo ka qenë bionde, por së fundmi  ka vendosur të bëhet zeshkane e më pas të rikthehet sërish në atë se çfarë jemi mësuar të shohim. Në fotografinë e postuar, Luana ka njoftuar se ka bërë një ndryshim në pamjen e saj duke u bërë me balluke.

Ndërkaq, së fundmi bukuroshja është përgatitur që të startojë me një emision të ri, por që u anulua përkohësisht për shkak të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/