LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Pse pushteti importon rrymë me çmime të shtrenjta?

“Kutia e Pandorës u hap të skicave kriminale të pushtetit dhe Gruevskit në energjetikë. Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRE), kryetari i cili është nga radhët e VMRO-DPMNE-së nga Kratova gati tre dit heshtë, në lidhje për atë se për çfarë interesash importon rrymë elektrike, edhe atë për 41.7% më shtrenjtë, kurse çmimi në berzën rajonale ka rënë në 20 euro për megavat-orë”, reagon LSDM-ja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

LSDM vlerëson se partia në pushtet kryen presion ndaj medias që ta mbulojnë këtë skandal nga qytetarët, ku sipas tyre, paratë e tyre e qytetarëve janë keqpërdorur.


“Përderisa heshtin për importin e rrymës së shtrenjtë, Staverski dhe Gruevski me të ashtuquajturën raporti i llogaridhënies u turpëruan vet duke hyrë në ethet energjetike, duke e hapur çështjen për ngecjen 10 vjeçare të gazifikimit të Maqedonisë”, thonë nga LSDM-ja. /Telegrafi/