LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Me kthimin e 15 përqind të TVSH-së, shteti për herë të parë kthen paratë tek qytetarët

LSDM: Me kthimin e 15 përqind të TVSH-së, shteti për herë të parë kthen paratë tek qytetarët

Nga partia në pushtet LSDM thonë se me masën “TVSH-ja Ime” për herë të parë u kthen parat qytetarëve, gjegjësish për çdo denarë të paguar TVSH, në fund të vitit qytetarëve u kthehen 15 për qind në xhirollogaritë e tyre.

“Në fund të çdo viti tek qytetarët do të kthen rreth 50 milionë euro”, thonë nga LSDM.


“Rritja e pagës minimale nga 9.000 denarë në 12.500 denarë, rritja e pagës mesatare me mbi 2.000 denarë, ndërsa pensionet me mbi 800 denarë, rritja e ndihmës sociale për 300 përqind ose nga 3.000 denarë në 10.500 denarë janë një pjesë e masave të cilat rrisin buxhetin e shtëpiak”, thonë nga LSDM.

Nga kthimi i TVSH-së do të përfitojnë vetëm 17 përqind e të punësuarve
Lexo po ashtu Nga kthimi i TVSH-së do të përfitojnë vetëm 17 përqind e të punësuarve

Nga atje shtojnë se të gjitha masat duke përfshirë edhe kthimin e TVSH-së prej 15 përqind kanë një qëllim të përbashkët, përmirësimin e standardit të jetesës, jetë më të mirë për qytetarët, rritje dhe zhvillim./Telegrafi/