LAJMI I FUNDIT:

Nga kthimi i TVSH-së do të përfitojnë vetëm 17 përqind e të punësuarve

Nga kthimi i TVSH-së do të përfitojnë vetëm 17 përqind e të punësuarve

Një familje katër anëtarësh më rrogë minimale prej 12.000 denarëve që të mund të kthen 18 për qind të TVSH-së në nivel vjetor në vlerë totale prej 28,800 denarë, nevojiten maksimum të harxhon në ditë 1000 denarë gjegjësisht mbi 30,000 denarë që të mund të kthen 27 denarë në ditë.

Nga Instituti për hulumtime politike dhe ekonomike “Finance Think” ka përllogaritur se shporta e konsumit mujore ka vlerën prej 32,670 denarë dhe që të mund një familje të kthen TVSH-në për mallrat të blera brenda një vit nuk duhet të kalon limit prej 30.00 denarëve në muaj që të mund të kthejë 172 euro në vit.


“Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, shporta e konsumit mujor për një familje katër anëtarësh kap vlerën prej 32.670 denarë. Llogaritur në nivel vjetor kjo do të thotë se një familje punëtori prej katër anëtarëve që ka rrogë minimale prej 12,000 denarëve që duhet të paguan faturat komunale, të blejë gjërat elementare ushqimore, të ndaj para për shkollim të fëmijëve , të blejë rroba për fëmijët, materiale higjienike për shtëpi,harxhime për transportit brenda një viti duhet të harxhon 392.040 denarë apo 6.370 euro. Kjo familje duhet shtetit t’i paguan tatim vjetor prej 18 për qind ose 1.146 euro që të mund të fiton në fund të vitit 172 euro”, thonë nga Finance Think.

E gjithë kjo thonë nga Finace Think është një masë efikase që shteti t’i detyron qytetarët që të harxhojë më shumë para që të kontribuojnë drejtë për drejtë në mbushjen e buxhetin vjetor nga TVSH-ja, pra për mallrat që do të blej brenda një viti në arkën shtetëror shteti do të inkason 1.146 euro ndërsa qytetarëve të varfër dhe të qytetarëve të kategorisë së mesme do t’ju kthen vetëm 172 euro apo 10.000 denarë në vit.

“Shportën e konsumit mujor mund ta plotësojnë vetëm ata familje që kanë dy rroga mujore mesatare apo familje që merr një rrogë mesatare apo një rrogë minimale. Pra familjet edhe sikur të marrin dy rroga minimale në muaj e kanë vështirë të plotësojnë kushtin që në fund të vitit në konton e tyre të kthejnë 28.800 denarë.” thonë nga Finance Think.

Rrogë mesatare neto na Maqedoni sipas të dhënave e të ESHS-së marrin vetëm 17 për qind e të punësuarve në Maqedoni ndërsa 75 për qindshi i tyre marrin rroga mujore nën rrogën mesatare.
“Nga kthimi i TVSH-së do të përfitojnë vetëm 5 për qind e punëtorëve që marrin rroga mbi rrogën mesatare në Maqedoni. Më saktë vetëm ata amvisëri që brenda një viti harxhojnë mbi 1.2 milion euro apo 20 mijë euro do të mund të kthejnë një rrogë më të madhe se mesatarja apo 28.800 denarë”, thonë nga Finace Think.

Pavle Gacov njohës i mirë i çështjeve ekonomike thotë se pragun që e ka vendosur Qeveria që një qytetarë të kthen TVSH-në brenda një viti në vlerë prej 28.800 denarë do të jenë e mundur vetëm nëse brenda një muaji harxhon 30.00 mijë denarë apo 500 euro.

“Që të mund qytetari brenda një viti të kthen vlerën e plotë prej 28.800 denarë në ditë duhet harxhon më së paku 1000 denarë apo brenda një muaji 30.000 mijë denarë. Pra nëse blini mallra në ditë në vlerë prej 1000 denarëve në arkën shtetërore nga TVSH-ja do të inkasohen 180 denarë ndërsa qytetarit do t’i kthehen vetëm 27 denarë në ditë. Prandaj është absurde që një familje katër anëtarësh më një rrogë minimale nuk do të mund të arrijë pragun e harxhimeve prej rreth 30.000 mijë denarëve në muaj që të mund shteti qytetarit t’i kthen 5 për qind të TVSH-së brenda një viti gjegjësisht 28.8000 denarë”. thotë Pavle Gacov, ekspert ekonomik./Koha/