LSDM: Këtë vit paga minimale do të rritet mbi 20 mijë denarë


Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se këtë vit paga minimale do të rritet mbi 20.000 denarë.
Sipas tyre, me metodologjinë e miratuar vitin e kaluar përmes dialogut me të gjithë aktorët, sigurohet rritje e vazhdueshme e pagës minimale, si zgjidhje sistematike e pavarur nga vullneti politik i dikujt.
"Vitin e kaluar paga minimale është rritur në 18.000 denarë, që është dy herë më shumë në krahasim me kohën e OBRM-PDUKM-së, kur mezi ishte 9.000 denarë", thonë nga LSDM./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































