LSDM: Kaosin në Shkup e shkaktuan Mickoski dhe Arsovska


Koordinatorja e grupit të LSDM-së në Këshillin e Bashkisë së Shkupit, Ljubica Jançeva u shpreh se kaosi në Shkup është pasojë e paaftësisë së OBRM-PDUKM-së, Mickoskit dhe Danella Arsovskës.
"Arsovska ishte kandidate e Mickoskit dhe partisë së tij dhe kërkuan mbështetje për atë, ndërsa Arsovska nga objekti i bardhë festoi fitoren", u shpreh Ljubica Jançeva.
Sipas saj, në ato zgjedhje humbi LSDM në Shkup, ndërsa në ueb-faqen zyrtare të OBRM-PDUKM-së shkroi se bindshëm kanë fituar me Arsovskën dhe në 42 komuna të tjera.
"Asgjë nuk e lan Mickoskin nga përgjegjësia për haosin që ndodh në Shkup", deklaroi mes tjerash Jançeva./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/12/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































