LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Gjuha dhe identiteti maqedonas mbeten të pranuara

LSDM: Gjuha dhe identiteti maqedonas mbeten të pranuara

Nëpërmjet një kumtesë të partisë maqedonase në pushtet LSDM pyesin OBRM-PDUKM-në se përse kësaj partie i pengon që gjuha dhe identiteti maqedonas janë të pranuara nga e gjithë bota dhe përse OBRM-PDUKM-ja është kundër, siç thonë nga LSDM-ja hyrjes në BE dhe NATO me identitet dhe gjuhë të garantuar maqedonas.

“Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë qartë i definon termet maqedonas, maqedonase , dhe përgjithmonë  mbron identitetin, gjuhën dhe veçantinë maqedonase dhe askush më nuk do ta mund ta mohojë apo kontestojë”, kumtojnë nga LSDM- duke shtuar se OBRM-PDUKM-ja duhet të ndalojë me përhapjen e lajmeve të rreme dhe këtë ta zëvendësojë me përkrahje të sinqertë, përgjegjëse dhe shtetformuese të ardhmërisë së Maqedonisë, për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO dhe  referendumin të suksesshëm më 30 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Jemi këtu për t’i ndihmuar Hristijan Mickoskit të inkurajohet, të mendojnë dhe të sjellin qëndrim për referendumin, për të ardhmen”, thonë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.

Sipas tyre, qytetarët janë të përcaktuar për Maqedoni Evropiane, ndërsa OBRM-PDUKM dhe Mickoski kanë mjaftueshëm kohë që të përfshihen me shumicën e qytetarëve dhe të përkrahin proceset që, sipas LSDM-së, çojnë Maqedoninë në BE dhe NATO./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori