LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Ballafaqime në televizion ka pasur dhe do të ketë

LSDM: Ballafaqime në televizion ka pasur dhe do të ketë

LSDM përmes një njoftimi reagon ndaj ftesës së Hristijan Mickoskit për debat publik me Zoran Zaevin duke thënë se “ballafaqime në televizion ka pasur dhe do të ketë, ekzekutuesi Mickoski së shpejti do të djersihet para kamerave, nuk mund ta mbrojë krimin nga shefi i tij Gruevski”.

“Ballafaqimet në televizion me kryetarin Zoran Zaev ka pasur dhe do të ketë. Së shpejti Mickoski dotë të djersihet para kamerave, para qytetarëve. Nuk arriti ta mbrojë krimin nga shefi i tij, Nikolla Gruevski, nuk ia doli përpjekja e tij që ta bllokojë drejtësinë, nuk ia doli ta pengojë anëtarësimin në NATO dhe BE”, shprehen nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSDM-së, Mickoski është humbës ndërsa të gjitha sukseset në shtet për këto dy vite e gjysmë janë falë Zaevit.

Mickoski e fton Zaevin në debat
Lexo po ashtu Mickoski e fton Zaevin në debat

‘Ekonomia në kohën e OBRM-PDUKM-së ishte -1.8 me LSDM-në u rrit në +4%, pagat u rritën në të gjitha sektorët, pagën minimale e rritën për 60%, pensionet për 700 denarë, ndihmën sociale për 300%, hapëm 60 mijë vende të reja të punës dhe papunësinë e ulën në 17%”, shprehen nga LSDM.

Ata shtojnë se Zaev dhe të gjithë përfaqësuesit e LSDM-së gjatë këtyre dy vite e gjysmë dëshmuan se janë transparentë dhe të gatshëm për debat me kundërshtarët politikë por edhe me ekspertët dhe gazetarët ndërsa kjo ishte e paimagjinueshme gjatë 11 viteve të regjimit të OBRM-PDUKM-së, ku sipas LSDM-së, Mickoski ishte drejtori më i dështuar ku u shtrenjtua çmimi i rrymës për 100%./Telegrafi/