LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH: Protesta ishte e suksesshme

LR-PDSH: Protesta ishte e suksesshme

LR-PDSH së bashku me subjektet të cilët organizuan protestën e 22 prillit me një komunikatë të drejtuar Telegrafit në Maqedoni, falemnderojnë protestuesit pasi siç thonë ata protesta ishte e suksesshme.

”Fillimisht duam të falenderojmë të gjithë ata , të cilët të shumtë në numër i’u përgjigjën ftesës sonë për protestë.
Konsiderojmë se protesta “Ndal” e 22 prillit ishte nga më të suksesshmet në Maqedoni, të organizuata nga subjekte dhe organizata shqiptare. Kjo për disa arësye;


Së pari ne së bashku bëmë thyerjen e imazhit se në këtë shtet ekzistoka vetëm publikja maqedonase, pra partikularja maqedonase apo thënë shqip kauza maqedonase. Në këtë shtet nuk ka vetëm kauza anti establishment, por edhe veprimtari për dinjitet, drejtësi dhe barazi të plotë, çështje për partikularen shqiptare.

Së dyti, arritëm të tregojmë se, çështjet teknike, civile, siç mundohen t’i proklamojnë janë para së gjithash politike, ku shqiptarët duhet të luajnë rolin e tyre determinant.Në këtë shtet nuk ka vetëm reagim civil, por edhe çështje politike thelbësore, pra si pasojë kushtetuese dhe sistemore. Duam zgjidhje sistemore të garantuar. Nuk duam thjesht ndërrimin e individëve në krye të shtetit.

Vazhdojmë t’i qëndrojmë idesë se cilido qoftë subjekt politik që nuk i përmbahet kontratës me popullin do të përballet me zemërimin e tij, me protesta masive dhe determinante.” thuhet në komunikatën e LR-PDSH./Telegrafi/