LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH: Emërimi i personave politik në Prokurori rrënon e dhe më tej sistemin gjyqësor

“Emërimi i Xhelal Bajramit, ish zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme të RM si prokuror në prokurorinë e Republikan të RM është një tentim i radhës për të politizuar prokurorinë dhe për ta rrënuar edhe më tej sistemin e drejtësisë, thuhet në reagimin e LR-PDSH-së.” Emërimi i personave politik në gjykata dhe prokurori  është një shkelje e rëndë ndaj sistemit të pavarur të drejtësisë. Gjatë periudhës së tij si zëvendësministër në MPB ndodhën shumë aksione policore ndaj shqiptarëve, kujtojmë opinionin shqiptar për konferencën për shtyp të Gordana Jankuloska së bashku me zëvendësministrin e asaj kohe Xhelal Bajrami të cilët thyen parimin e prezumimit të pafajësisë duke i shpallur fajtor dhe vrasës të dyshuarit e rastit të Mostrës  pa e dhënë drejtësia verdiktin e saj. Emërimi tjetër i Dilaver Bekteshit si prokuror në Prokurorinë e lartë I cili nga pozita e anëtarit të këshillit të prokurorëve të RM zgjidhet prokuror në Prokurorinë e lartë të Shkupit është një keqpërdorim i pozitës dhe konflikt interesi.  Po ashtu nëpërmjet këtij reagimi I bëjmë me dije edhe Ministrit të drejtësisë, Valdet Xhaderi, së sukses I tij dhe I partisë së tij do të ishte nëse emëronin shqiptar të dëshmuar dhe të pavarur  në ato gjykata dhe prokurori dhe jo ti rehabilitojnë ish funksionarët e dështuar politik” thuhet në reagimin e LR PDSH.

Po ashtu LR PDSH, vlerëson se edhe zgjedhja e Anita Topalova – Isajlovska si zëvendëse e Marko Zvrlevski, përndryshe bashkëshorte e zëvendës Ministrit të Punëve të jashtme Ilija Isajlovski paraqet një nepotizëm klasik dhe konflikt të interesave.


“Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar, që ti analizoj këto përpjekje dashakeqe për të kapur edhe më shumë dhe politizuar  sistemin e drejtësisë dhe më pas për të vënë në shërbim për ta mbrojtur vetveten për krimet e bëra”, përfundojnë reagimin e tyre nga LR PDSH./Telegrafi/