LAJMI I FUNDIT:

LPM: KSHZ-ja nuk vërejti parregullësitë në listën zgjedhore, zgjedhjet janë të pavlefshme

LPM: KSHZ-ja nuk vërejti parregullësitë në listën zgjedhore, zgjedhjet janë të pavlefshme

Në konferencën e sotme për media të Lëvizjes Popullore të Maqedonisë (LPM), kryetari i kësaj partie, Janko Beçev, tha se KSHZ-ja po sillet në mënyrë të skandaloze. Ai ka prezentuar disa prova, ku sipas tij janë të mjaftushme që zgjedhjet e 11 dhjetorit të shpallen të pavlefshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ndajmë me publikun vendimet skandaloze dhe shokuese të KSHZ-së, për vërtetimin e listës zgjedhore të kandidatëve të paligjshëm, gjë e cila i bën zgjedhjet të pavlefshme. Kemi së paku 4 raste. Së pari në listat e koalicionit “OBRM për Maqedoninë” në njësinë zgjedhore numër 7, ku gjithë kandidatët janë meshkuj. Së dyti, në listat e partisë E majta, në njësinë zgjedhore 1 dhe 2 kandidatët me numër rendor 11, 12, dhe 13 janë meshkuj, gj që sipas Kodit Zgjedhorë ndalohet që tre kandidat me rradhë të jenë meshkuj. E treta, në vendimet e KSHZ-së, janë vërtetuar lista për zgjedhjet me numër rendor 2, ku si bartëse janë dy parti dhe dy koalicione dhe e katërta është se, partitë shqiptare listat kanë dorëzuar vetëm në gjuhën shqipe, gjë që ndalohet sipas kushtetutës së Maqedonisë”, ka thënë mes tjerash Janko Beçev./Telegrafi/