LAJMI I FUNDIT:

Louis Tomlinson ia kthen gishtin e mesit fansit, i cili i hodhi byzylykun në skenë

Louis Tomlinson ia kthen gishtin e mesit fansit, i cili i hodhi byzylykun në skenë
Foto: Getty Images

Javët e fundit ka pasur një tendencë në rritje të fansave që hedhin sende interpretuesve në shfaqje live, me disa prej tyre që morën edhe lëndime.

Bebe Rexha ishte një nga rastet që iu desh të qepte syrin, pasi një fans e goditi me telefon në fytyrë.

Drake ndërkohë shmangu goditjen nga celulari dhe Lil Nas X më vonë ndaloi një shfaqje për të komentuar një lodër seksi që ia hodhën në skenë.


Foto: Screenshot/TikTok

Fansat që hedhin sende në skenë ka qenë prej kohësh pjesë e shfaqjeve, por kohët e fundit gjërat duket se janë përshpejtuar dhe disa koncerte nisin me një njoftim që paralajmëron njerëzit të mos e bëjnë këtë.

Të gjitha lajmet nga Louis Tomlinson
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Louis Tomlinson

Në një shfaqje të fundit një pjesëmarrës i hodhi një byzylyk në skenë Louis, duke e goditur pothuajse atë në fytyrë.

Foto: Screenshot/TikTok

Një video nga momenti është shpërndarë tani në TikTok, duke treguar byzylykun në ajër dhe duke kaluar në fytyrën e artistit dhe si përgjigje, ai nxjerr gishtin e mesit drejt turmës.

Klipi ka filluar të bëjë xhiron e rrjeteve sociale, me një komentues që pretendon se kishte fjalë për fjalë një njoftim për të mos hedhur asgjë në skenë.

@timmy.styless Don’t throw things at Louis bc you best believe he’ll resolve it the Tommo Way ? #louistomlinson #fitf #fitfwt #boston #mgmmusichall #faithinthefutureboston #faithinthefuture #fyp #please #fitfwtboston ♬ original sound – ✿ timmy.styless ✿

“Ata menduan se ai po bënte shaka”, ka shkruar një fanse.

Dhe njëri vuri në dukje: “Ai donte të thoshte këtë që nga fillimi”.

View this post on Instagram

A post shared by Louis Tomlinson (@louist91)

Edhe në kohën me “One Direction”, grupin – e përbërë nga Louis, Niall Horan, Harry Styles, Zayn Malik dhe Liam Payne – u detyruan t’u luteshin fansave që të mos hidhnin gjëra gjatë performancave të tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Magazina
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Kalo në kategori