Kanë dalë përgjigjet e atyre që kanë fituar lotarinë amerikane. Bëhet fjalë për aplikuesit e tetorit të vitit të kaluar.
Për të parë nëse jeni fitues, duhet të klikoni në këtë Link
Ambasada Amerikane sqaron se njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhen përmes Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 3 maji 2016, deri të paktën më 30 qershor 2017, në faqen e internetit EDV dvlottery.state.gov.
Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose email.
“Çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm.
Çdo komunikim me email që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë juve për të rishikuar Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj.
Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit të EDVsë www.dvlottery.state.gov nga 3 maji 2016 deri të paktën në qershor 2017.
Nëse regjistrimi juaj nuk është përzgjedhur, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë. Personat e përzgjedhur për programin e lotarisë DV2017 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2017 të Departamentit të Shtetit, i cili shtrihet nga 1 tetori 2016 deri më 30 shtator 2017.
Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë përzgjedhur, por që nuk janë pajisur me vizë deri më 30 shtator 2017”, theksohet në udhëzues. Gjithashtu, bashkëshortët dhe fëmijët që përfitojnë nga statusi i një të regjistruari të DV2017 mund të pajisen me viza në kategorinë e DVsë vetëm nga 1 tetori 2016 deri më 30 shtator 2017.
Programi i Lotarisë DV2017
Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV 2017 është në dispozicionin tuaj nga data 3 Maj, 2016, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë. Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.
VINI RE:
Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata. Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin. Gjithashtu, ju mund të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralamërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV (në anglisht).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'