Leicester City ka rënë nga liga e dytë (Championship) e futbollit anglez, saktësisht 10 vjet pasi u bënë kampionë të Anglisë, dhe skenat në 'King Power Stadium' ishin, siç pritej, emocionuese.

Leicester dhe Hull City barazuan mbrëmë (e martë) në xhiron e 44-të të Championship, me rezultatin përfundimtar 2-2, që do të thotë se ish-kampionët e Anglisë ranë në ligën e tretë (League One) të futbollit anglez.


Kjo ndodhi pikërisht 10 vjet pasi Leicesteri shkroi historinë më të bukur në futbollin anglez dhe fitoi titullin e Ligës Premier, edhe pse askush nuk u dha atyre një shans para fillimit të sezonit.


Kampionët anglezë të sezonit 2015/2016 janë në vendin e 23-të me 42 pikë me dy raunde të mbetura, ndërsa Blackburn, që është në zonën e sigurt, ka 49 dhe është e qartë se ‘Dhelprat’ nuk mund t’i kalojnë as teorikisht.

Kur u shpall fundi i ndeshjes, në fushë ndodhën skena shumë emocionale dhe të trishtueshme.

Tifozët u tronditën, kishte edhe nga ata që përfunduan në lot duke e ditur se vitin tjetër do të luajnë vetëm në nivelin e tretë.

Kamerat kapën edhe lojtarët duke qarë në fushë, përfshirë emra si Asmir Begovic, Patson Daka, Oliver Skipp, Harry Winks, Ricaro Periera e shumë të tjerë. /Telegrafi/

telegrafi sport app