LAJMI I FUNDIT:

Los Anxhelos – nëntëvjeçari vdiq nga shtënat në krahët e nënës së tij të plagosur

Los Anxhelos – nëntëvjeçari vdiq nga shtënat në krahët e nënës së tij të plagosur

Një nga katër personat e qëlluar për vdekje në një zyrë periferike të pasurive të patundshme në Los Anxhelos ishte një djalë nëntëvjeçar, i qëlluar me armë zjarri në krahët e nënës së tij të plagosur derisa kjo e fundit u përpoq ta mbronte atë nga sulmi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet gjithashtu zbuluan se personi i armatosur në incidentin e së mërkurës, i cili ishte vetë i plagosur para se të dërgohej në paraburgim, i njihte të gjitha viktimat dhe kishte një lidhje familjare me të paktën njërin prej tyre.


Incidenti vdekjeprurës brenda një kompleksi dy-katësh në qytetin Orange, rreth 48 kilometra në juglindje të qendrës së Los Anxhelosit, shënoi ngjarjen e tretë masive të të shtënave në SHBA në një muaj.

Rreth 10 persona u vranë në një supermarket në Boulder, Kolorado, më 22 mars, dhe tetë të tjerë vdiqën në një seri sulmesh në tre banjë të zonës së Atlantës më 16 mars. /Telegrafi/