E ndodhur në Sevilla të Spanjës në edicionin e sivjetmë të ‘MTV Europe Music Awards’, Loredana Zefi ka pasur rastin të takohet me shumë yjet të botës së spektaklit dhe fushave të tjera.

Një prej tyre ishte superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili së bashku me partneren e tij, Georgina Rodriguez, e vodhën spektaklin gjatë parakalimit në tepihun e kuq.

Georgina dhe Ronaldo marrin gjithë vëmendjen në 'MTV EMA' Georgina dhe Ronaldo marrin gjithë vëmendjen në 'MTV EMA'

Me rastin e takimit me futbollistin e madh, këngëtarja shqiptare e ka bërë edhe një fotografi, të cilën e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

View this post on Instagram

@cristiano

A post shared by Loredana (@loredana) on Nov 3, 2019 at 1:10pm PST

Në ndërkohë, Loredana i ka ofruar mbështetje Dua Lipës në momentin e interpretimit të hitit të saj, “Don’t Start Now”. Një publikim në rrjetet sociale, ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Të dua Dua Lipa”.

Dua Lipa sjell një epokë të re në MTV EMA, hap spektaklin me "Don’t Start Now" Dua Lipa sjell një epokë të re në MTV EMA, hap spektaklin me "Don’t Start Now"

(Foto: InstaStory/loredana)

Ndryshe, reperja shqiptare ka qenë pjesëmarrëse në ceremoninë e ‘MTV Europe Music Awards 2019’, ku e ka fituar çmimin si performuesja më e mirë zvicerane. /Telegrafi/