LAJMI I FUNDIT:

Londinezët revoltohen kundër planeve për të organizuar festa në Thames, superjahti 25 milionë funtësh që ka kapacitete të akomodojë 1,500 persona

Londinezët revoltohen kundër planeve për të organizuar festa në Thames, superjahti 25 milionë funtësh që ka kapacitete të akomodojë 1,500 persona

Një varkë festive prej 28 milionë eurove (25 milionë funtesh), e cila do të lundrojë lart e poshtë në lumin Thames me rreth 1500 pasagjerë, po përballet me kundërshtimin e londinezëve të shqetësuar për ngjarjet që ndodhin në orët e hershme çdo natë të javës.

Reklama

Superjahti luksoz Oceandiva është përcaktuar që të presë konferenca dhe mbrëmje të nivelit të lartë nga pranvera e vitit të ardhshëm dhe premton të jetë një hapësirë ‘revolucionare’ të eventeve neto zero. Pronarët e Oceandiva London kanë paraqitur një aplikim ku planifikojnë që të operojnë me këtë anije nga e hëna deri të dielën nga ora 11:00 deri në orën 2:30 të mëngjesit të ditës tjetër.

Kompania gjithashtu ka aplikuar për vazhdimin e të gjitha aktiviteteve të licencuara në gjashtë ditë të javës deri në orën 3 të mëngjesit. Anija mund të transportojë deri në 1500 të pranishëm në këmbë dhe 500 të ulur, me të pranishmit që vendosen midis hapësirës së kuvertës ‘al fresco’ dhe brendësisë së anijes pasi të vihet në lëvizje, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Pamjet e anijes 86 metra të gjatë tregojnë se ajo do të ketë një zonë elegante bari, një pistë vallëzimi të ndriçuar me një skenë dhe do të kalojë nëpër disa nga monumentet më ikonike të kryeqytetit, si Tower Bridge dhe Shtëpitë e Parlamentit. Por londinezët që jetojnë përgjatë Thames kanë shprehur shqetësimet e tyre për orët e vona dhe rreth mënyrës sesi qindra frekuentues do të jenë në gjendje të hipin dhe të zbresin pa i shqetësuar.

Ata që dëshirojnë të shkojnë në festat e organizuara në këtë anije do të mund të ngjiten në bordin e anijes në gjashtë pika të ndryshme ankorimi në qytet – Butler’s Wharf, London Bridge, Tower Bridge, Canary Wharf, Greenwich dhe Royal Victoria Dock.

Banorët në Shad Thames, një komunitet historik buzë lumit pranë Tower Bridge, kanë shprehur shqetësimet e tyre për aktivitetet e varkave rreth Butler’s Wharf – një mol privat mbi të cilin këshilli nuk ka kontroll. Pas një takimi me komunitetin, operatorët e anijes i siguruan vendasit se nuk do të kishte zbritje në molin qëndror të Londrës pas orës 22:30.

Një banor nuk ishte i kënaqur me këtë, duke shkruar: “Edhe një zbarkim masiv rreth orës 22:30 mund të jetë jashtëzakonisht shqetësues, duke pasur parasysh madhësinë e paparë të varkës dhe faktin që vendndodhja e BW e bën atë një nga më qendroret e të gjitha moleve që O.D pretendon se mund të jetë në gjendje ta përdorë”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Britanikja tregon se sa para shpenzon burri i saj 'sheik' për të në një ditë

Britanikja tregon se sa para shpenzon burri i saj 'sheik' për të në një ditë

Fun
Pronari tregoi një truk të zgjuar me të cilin e bindi qenin të dilte për shëtitje

Pronari tregoi një truk të zgjuar me të cilin e bindi qenin të dilte për shëtitje

Fun
Dalin në ankand shishet e mbushura me

Dalin në ankand shishet e mbushura me "uiskin skocez më të vjetër në botë" - çmimi për shishe është 11,500 euro

Interesante
Një skenë komike në asamblenë e OKB-së: Të gjithë po qeshin me veprimin e ambasadorit serb në SHBA

Një skenë komike në asamblenë e OKB-së: Të gjithë po qeshin me veprimin e ambasadorit serb në SHBA

Fun
Grerëzat sulmojnë policinë gjatë një aksioni në Seattle

Grerëzat sulmojnë policinë gjatë një aksioni në Seattle

Fun
Renditi copëzat në tabelën e shahut për 45 sekonda, 10-vjeçarja nga Malajzia thyen rekordin Guinness

Renditi copëzat në tabelën e shahut për 45 sekonda, 10-vjeçarja nga Malajzia thyen rekordin Guinness

Interesante
Kalo në kategori