Zjarri i madh i cili filloi sot rreth orëve të mëngjesit në qendrën tregtare ELKOS Center, në hyrje të Pejës është lokalizuar nga zjarrfikësit, edhe pse ende nuk është shuar krejtësisht.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, policia ka bërë çdo gjë që është e mundur që mos të ketë persona të lënduar.
“Është lokalizuar zjarri, por zjarri e ka bërë punën e vet. Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes, s’ka të lënduar, policia ka evakuuar të gjithë personat, s’ka të lënduar”, ka thënë Gashi.
Objekti i cili është përfshirë nga flakët nga fotografitë dhe videot shihet se është djegur thuajse i tëri.
Ndërkaq, nga Spitali i Pejës kanë bërë të ditur se tetë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës, për shkak të tymit nga zjarrit i madh në depot dhe qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë.
Ndërsa, pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi në një prononcim për Telegrafin ka treguar se si ka ndodhur ngjarja e rëndë në njërën prej punishteve të tij, dhe se si vet me punëtorët e kompanisë së tij është munduar që ta shuajë zjarrin.
Kelmendi tha se flakët e para të zjarrit kanë ndodhur rreth orës 08:15 të mëngjesit, por siç u shpreh ai asnjë punëtorë nuk ka qenë në kompani deri në mëngjes.
Ai tregoi se punëtorët të cilët u munduan ta shuanin zjarrin u asfiksuan nga tymi i zjarrit dhe për momentin janë duke marr tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj: Babai i Thaçit, viktima e fundit e presionit psikologjik nga Gjykata Speciale

Tejkaloi në vijë të plotë veturën e Policisë, gjobitet shoferi në Ferizaj

Njëri prej të lënduarve nga zjarri në Koçan që gjendet në mjekim në Zagreb është në gjendje të rëndë shëndetësore

Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë acaron Serbinë, do të kërkojë sqarime nga Tirana e Zagrebi

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së

Avokati Bajraktari tregon arsyen pse Specialja nuk e lejoi Thaçin të merr pjesë në varrimin e babait

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren