LAJMI I FUNDIT:

Dëme milionëshe nga zjarri i madh në ELKOS Center në Pejë, flet Ramiz Kelmendi

Dëme milionëshe nga zjarri i madh në ELKOS Center në Pejë, flet Ramiz Kelmendi

Pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi në një prononcim për Telegrafin ka treguar se si ka ndodhur ngjarja e rëndë në njërën prej punishteve të tij, dhe se si vet me punëtorët e kompanisë së tij është munduar që ta shuajë zjarrin.

Kelmendi tha se flakët e para të zjarrit kanë ndodhur rreth orës 08:15 të mëngjesit, por siç u shpreh ai asnjë punëtorë nuk ka qenë në kompani deri në mëngjes.


Ai tregoi se punëtorët të cilët u munduan ta shuanin zjarrin u asfiksuan nga tymi i zjarrit dhe për momentin janë duke marr tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Kërkush nuk ka qenë në punë aty kur ka fillu zjarri, askush nuk ka qenë në punë. Edhe vet kam qenë në punishte, duke e pa duke i vizitu pikat ndërtuese. E kemi pa tymin dhe kemi hy me intervenu, edhe vet kam ka hy me intervenu, por ishte vonë. Nuk e di, se edhe vet punëtorët që kanë qenë aty, që e din pak a shumë janë të asfiksuar pak, por nuk janë të lënduar. Kjo ka ndodh diku nga ora 08:15 të mëngjesit. Unë hyra me fikë zjarrin, me ndal zjarrin, edhe punëtorët hynë. Një pjesë e ekipit kanë qenë në punë, dhe kur e kanë hap derën janë asfiksu”, ka thënë pronari i kompanisë ELKOS Group, Kelmendi.

Tetë persona helmohen nga tymi pas zjarrit në Elkos Center, dërgohen në Spitalin e Pejës
Lexo po ashtu Tetë persona helmohen nga tymi pas zjarrit në Elkos Center, dërgohen në Spitalin e Pejës

I pyetur se çfarë ka pasur në punishten ku kishte filluar zjarri Kelmendi tha: “Tekstil, lodra, amvisëri, mjete pune, etj”.

Po ashtu Kelmendi u pyet nëse dëmet materiale janë milionëshe, ai tha se mund të jenë edhe më të mëdha, por nuk mund të thotë diçka për momentin.

Ndryshe, deri më tani tetë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës, për shkak të zjarrit të madh në depot dhe qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë.

Pamje nga droni pas zjarrit të madh në Elkos Center në Pejë
Lexo po ashtu Pamje nga droni pas zjarrit të madh në Elkos Center në Pejë

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se zjarri i madh në qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë ende nuk ka arritur të shuhet, derisa zjarrfikësit vazhdojnë të jenë në vendngjarje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori