LAJMI I FUNDIT:

Zjarr i madh në Pejë, digjet objekti i Elkos Center, pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarr i madh në Pejë, digjet objekti i Elkos Center, pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh në orët e mëngjesit ka përfshirë një objekt në Pejë. Siç mëson Telegrafi bëhet fjalë për objektin ish Zastava, fabrika e auto-pjesëve, tani që është ELKOS Center, në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për Telegrafin se ende nuk dihet nëse ka të lënduar.


“Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar”, tha Gashi.