ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Alexander Sorloth është shndërruar në një nga futbollistët më të kritikuar në Norvegji pas eliminimit të kombëtares nga Anglia në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Sulmuesi i Atletico Madridit u vu në qendër të kritikave për një moment vendimtar të ndeshjes, kur kishte mundësinë t'i pasonte topin Erling Haalandit, i cili ishte në një pozitë ideale për të shënuar golin e dytë të Norvegjisë.


Megjithatë, Sorloth vendosi ta përfundonte vetë aksionin, por dështoi, një veprim që u konsiderua egoist nga tifozët dhe që ndikoi në rrjedhën e takimit.

Pas humbjes ndaj Anglisë, reagimet në rrjetet sociale ishin të ashpra. Postimi i fundit i Sorlothit në Instagram u mbush me më shumë se 122 mijë komente, shumica prej tyre me fyerje dhe mesazhe urrejtjeje.

Mes komenteve nuk munguan ironitë dhe akuzat ndaj sulmuesit norvegjez.

“Mbaje kokën lart. Je lojtari më i mirë që ka pasur ndonjëherë Anglia”.

“Ndoshta nuk donte që Haalandi të ishte ylli i ndeshjes, prandaj vendosi ta mbyllte vetë aksionin”.

“Urime, more gjithë vëmendjen që kërkoje”.

“Je xheloz për Haalandin?”.

“Egoist dhe xheloz. Haalandi është lojtari më i mirë në botë”.

“Tani je bërë njeriu më i urryer në Norvegji, ndoshta edhe në botë”, ishin vetëm disa nga komentet e shumta.

Ndërkohë, Anglia në gjysmëfinale ka punë me Argjentinën./Telegrafi/

telegrafi sport app